Foto Galeri - LSI (Qarku Shkoder)

LSI QARKU SHKODER

Shqipëria po bën progres, por duhet të ecim përpara më shpejt. Kemi mbrojtur qindra mijëra vende pune, kemi rritur prodhimin bujqësor vendas, kemi modernizuar spitalet, dhe e kemi çuar Shqipërinë më pranë integrimit evropian. Por kjo gjendje nuk na kënaq. Ne duam të bëjmë më tepër për t'a çuar Shqipërinë përpara. Duam të krijojmë më shumë vende pune të mirëpaguara, më tepër mundësi për të rinjtë dhe gratë tona dhe ta çojmë Shqipërinë me shpejt drejt Bashkimit Europian.

LSI është e përkushtuar t’i lërë mënjanë ndryshimet në mendime dhe jemi të vendosur të punojmë me të gjitha partitë për të krijuar më tepër vende pune dhe standarte jetese më të larta për të gjithë Shqiptarët. Vetëm nëse ecim ne të gjithë përpara, mund ta shtyjmë vendin përpara.